Fokus

Kosovës po i rritet borxhi

Autori: Doresa Geci 10:57 | 15 October 2020

Në afro 2 miliardë euro ka shkuar këtë vit borxhi shtetëror.

Kështu thuhet në të dhënat që Gazeta Infokus ka siguruar nga Ministria e Financave.

Saktësisht, borxhi i përgjithshëm i Kosovës ka arritur në 1 miliard e 314 milionë euro deri në qershor të vitit 2020.

-Advertisement-

“Borxhi i përgjithshëm i Kosovës ka arritur vlerën 1,314.12 milionë euro në qershor 2020. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (2019) kur borxhi i përgjithshëm ishte 1,131.37 milionë euro është rritur për 182.75 milionë euro”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Financave për Gazetën Infokus.

Nga shuma 1.31 miliardë euro Kosova 884.51 euro i ka borxh të brendshëm, ndera 429.61 është borxh ndërkombëtar, shkruan Gazeta Infokus.

Por çka është borxhi shtetëror?

Borxhi shtetëror është borxh i cili mirret në emër të Institucioneve Qendrore Qeveritare të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë, por nuk do të përfshijë asnjë detyrim të entiteteve të tjera të caktuara qeveritare, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në Komuna, ndërmarrje publike, apo Bankën Qendrore të Kosovës. Ndërsa, për borxhin privat të dhënat duhet t’i kërkoni tek BQK-ja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera