Fokus

Kosovës po i ikin edhe pastruesit!

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 10 April 2019

Nga pastruesi deri te inxhinieri po kërkojnë të ikin nga Kosova. Gjithkush që ka një profesion duket se ka vendosur t’ia mësyjë vendeve të Evropës.

“Nuk zgjedhin punën, po te ndërmjetësonim në punëtorë fizike do punonin çfarë do lloje pune, vetëm që të dalin jashtë vendit”, tregojnë në agjencinë “Punësim në Gjermani”, ku çdo ditë qindra qytetarë aplikojnë për një vend pune jashtë Kosovës.

“Ne si agjension ndërmjetësojmë vetëm ata me profesion, do të thotë duhet të kenë përvojë pune në profesionet e cekura, duke filluar nga profesioni i pastrueses, në pjesën e gastronomisë, më pas ndërtimtarisë e deri tek profesionet me shkollim të lartë si në infermieri, programim, inxhinieri”, thonë zyrtarët e këtij agjencioni.

Por, edhe pse të kualifikuar për punë të ndryshme, ka persona të cilët lajmërohen në këtë agjencion me të vetmin qëllim që të dalin jashtë Kosovës, edhe nëse do të punojnë jashtë profesionit të tyre, shkruan gazeta inFokus.

Vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, 30 qytetar kanë arritur të sigurojnë punë jashtë shtetit përmes agjencionit “Punësimi” nga Ferizaj, ku ndër ta ka edhe mjek.

“Ka nga te gjitha profesionet si dhe te dyja gjinitë pa asnjë dallim. Mjek ka sigurisht”, thonë zyrtarë nga agjencioni “Punësimi”.

Ata thotë se numri i të interesuarve është i madh si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat, ndërsa ka të interesuar të moshave të ndryshme. /Gazeta inFokus/

Të tjera