Kosovës mund t’i kërkohen “kompromise” të dhimbshme
Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 12 March 2018
Propozime të shumta janë duke qarkulluar në Serbi në kuadër të të ashtuquajturit “dialog i brendshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
Modalitetet, të cilat do ta transformonin prezencën e Beogradit në Kosovë janë nga më të ndryshmet, shkruan sot “Koha Ditore”. Por gjithë diskursi serb sillet rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku Beogradi zyrtar është hisedar në krijimin e tij, si nënshkrues i marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Brukseli.
Deri më tani pala kosovare ka qenë vetëm vrojtuese përballë propozimeve nga Serbia. Njohës të rrethanave thonë se veprimet e deritanishme të kësaj qeverie dëshmojnë se kompromisi i ardhshëm mund të jetë shumë më i dhimbshëm sesa lëshimet e deritashme.
Në kuadër të shumë opsioneve të hedhura së fundi, mediat në Serbi kanë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor të Kosovës. Gazeta beogradase “Novosti” ka shkruar të dielën se ShBA-ja ka përgatitur një “paketë speciale”, e cila javëve të ardhshme do t’i prezantohet fillimisht presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas kësaj gazete, “Teksti i Kosovës” i Administratës Trump, përmban disa pika kyç që bosht kryesor e kanë Asociacionin. Thuhet se për këtë propozim do të flitet në kuadër të vizitës së ndihmëssekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchell, në Serbi dhe Kosovë.
Duke u bazuar në burime diplomatike, gazeta serbe thotë se, “Plani” parasheh që Asociacioni i Komunave Serbe të marrë kompetenca të gjera ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...