Kosovës i shtohet edhe një stadium i ri
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2018/11/vfff-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 22 November 2018
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka bërë sot përurimin e Stadiumit të Shtimes.
Ky përurim u bë në zbatim të memorandumit të nënshkruar mes MKRS-së dhe Komunës së Shtimes për investim financiar për ndërtimin e stadiumit. Vlera e realizimit të këtij projekti kalon shumën prej 100 mijë eurosh, të cilat janë financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thuhet në njoftimin e MKRS.
Në këtë përurim morën pjesë edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota dhe kryetari i klubit “Vjosa”, Avdi Sadiku.
Ministri Kujtim Gashi fillimisht shprehu falënderime për bashkatdhetarët dhe Komunën e Shtimes që me bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë bërë të mundur realizimin e këtij projekti.
“Është jashtëzakonisht një moment i veçantë për mua, për Qeverinë e Republikës së Kosovës por edhe për Komunën e Shtimes dhe qytetarët e saj që më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme të të gjithë sportistëve e sportdashësve që edhe Shtimja të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, përkatësisht realizimin e sportit të futbollit”, tha ministri Gashi.
Ai po ashtu foli për sukseset e klubeve dhe sportistëve të Kosovës të të gjitha sporteve që me pjesëmarrjen e tyre në gara evropiane e ndërkombëtare, Kosovës po i sjellin fitore e medalje të shumta “Kjo natyrisht na bën të ndihemi mirë edhe neve për shkak se në vazhdimësi jemi duke krijuar edhe infrastrukturën e nevojshme për të gjitha llojet e sportit por në të njëjtën kohë jemi duke financuar jo vetëm sportistët por edhe sportet, federatat dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjithashtu theksoi se “ajo që është më e rëndësishme në vitin 2018 por edhe në planifikimet për vitin 2019 kemi miliona euro të ndara për avancimin e infrastrukturës dhe mbështetjes së sporteve në Kosovë”.
Ai në fund u zotua se jo vetëm me këtë projekt që u përurua sot por shumë shpejt do të përfundohet edhe projekti i Palestrës Sportive.
“Jam i gatshëm që ta mbështesë edhe kërkesën e juaj që Shtimja të bëhet me Qendër duke pasur parasysh një komunitet të madh të të rinjve të talentuar që ka Shtimja”, përfundoi ministri Gashi.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli tha: “Sot është nderë për mua që me bashkëpunëtorët, bashkë me ministrin Gashi të jemi këtu prezent në promovimin e Stadiumit të Qytetit të Komunës së Shtimes, që është një nga projektet më të rëndësishme. Ky projekt nuk do të mund të realizohej pa një bashkëpunim dhe financim të përbashkët të Komunës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Me theks të veçantë falënderoj bashkatdhetarët që kanë qenë iniciator të ndërtimit të stadiumit dhe ministrit për ndihmesën në vazhdimësi edhe në projekte tjera”.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/11/Foto-Lajm.jpg)
Të tjera
-
Veliaj shkruan përsëri nga burgu, ka një kërkesë për qytetarët
Nga qelia kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qyt...
-
Rrahmani: Gjuha e Kurtit, tendencë ta përjashtojë opozitën nga mundësia për koalicion
Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka thënë se nuk ë...
-
NATO: ShBA-ja vazhdon të ketë rol themelor në KFOR
Gjatë ditës, një artikull i gazetës gjermane “Bild” në lidhje me tërheqjen po...
-
Raportimi i mediumit gjerman për përgatitjen e Italisë për skenarin e largimit të trupave amerikanë nga Kosova, reagon KFOR’i
Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë ...
-
Presidenti çek uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Çekia mbështetje të palëkundur për Kosovën
Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për ...
-
Bekim Jashari e kujton Hamzën në ditëlindjen e tij: ‘Kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta…’
Bekim Jashari e ka kujtuar sot babin e tij, Hamzën, në ditëlindjen e tij. ...
-
Specialja konfirmon se 4 prilli është data e fundit për thirrjen e dëshmitarëve
Pas datës 4 prill, asnjë dëshmitar nuk do të thirret për të dëshmuar në rasti...
-
Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave
Numërimi i votave po vazhdon në disa komuna të Kosovës. Prishtina sot deri në...
-
Kurti pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve ...
-
Trump e quan diktator Zelenskyn: Më mirë të ecë shpejt ose nuk do të ketë një vend
Donald Trump e ka quajtur Volodymyr Zelenskyyn një “diktator” në një postim t...
-
Dakaj: Lajm i mirë që shumë gra do të bëhen deputete pa pasur nevojë për kuotë, ende s’ka mbaruar numërimi i votave
Në një kohë që numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit end...
-
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar ndarjen dhe përdorimin e fon...