Sport

Kosovës i shtohet edhe një klub i ri i futbollit

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 06 August 2020

Vendit tonë i është shtuar edhe një klub i ri i futbollit, shkruan Gazeta inFokus.

“FC Illyrian United” është emri i klubit me të ri kosovar, që në sezonin e ri do të bëjë gara në Ligën e Tretë të Kosovës në futboll.

Më poshtë keni njoftimin e plotë te klubit të ri nga Podujeva.

-Advertisement-

Zyrtare :

Ne kemi filluar një projekt te ri, themelimin e Klubit “FC ILLYRIA UNITED”.

I cili do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë te rinjte qe kanë pasion Futbollin.

Nga sezoni 2020/2021 do të jemi pjesë e garave zyrtare me te gjitha kategoritë e shkollës se futbollit , junjorëve dhe seniorëve.

Jemi duke punuar me intensitet të lartë në konsoludimin të klubit , konform objektivave që i kemi caktuar vetës.

Gjithashtu sot zyrtarizuam si trajner te ekipës së parë trajnerin e mirënjohur dhe shumë të respektuar në futbollin kosovar: Besim Ajvazi, i cili ka një bagazh te madhë në fushen e futbollit Kosovar.

Në ditët ne vijimë do të bëhet testimi dhe përzgjedhja e lojtarëve për ekipen e parë dhe të junjoreve u19.

Selektimi dhe përzgjedhja e lojtarëve do te bëhet nga trajneri Besim Ajvazi dhe Dardan Kosumi.

Fc Illyria United

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera