Lajme

“Kosovës i qëndruan aleatët krah edhe në kohë të vështira”, çka tha Kurti në pritjen shtetërore për Ditën e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 18 February 2024

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë në fjalën e tij në ceremoninë e pritjes shtetërore të organizuar nga tre krerët më të lartë të vendit, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorë e miq ndërkombëtarë, foli për qëllimet e ardhshme të Kosovës drejt rrugës së saj të integrimit euroatlantik.

Ai tha se Kosova do të ecë kësaj rruge bashkë me miqtë e saj dhe se me ta është më e fortë.

“Sikur në ditët e çlirimit në qershor 1999, ashtu edhe në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, sikurse edhe sot në ditëlindjen e 16-të të Republikës sonë të pavarur, Kosovës i kanë qëndruar pranë miq dhe aleatë, që udhëtuan bashkë me ne dhe krah nesh, si në kohë të vështira ashtu edhe në momente festive e përkujtimi porsi sot. Si dikur më 1999, si atëherë më 2008, si sot më 2024, Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj, bashkë dhe krahas me miq dhe aleatë amerikanë që ndonëse nga përtej Atlantikut janë afër dhe evropianë të kontinentit tonë të përbashkët. Me miq dhe aleatë, ne jemi më të fortë dhe më të sigurt”.

-Advertisement-

Kurti tha se “bashkë kemi ardhur deri këtu dhe bashkë do të vazhdojmë edhe më tutje, duke përparuar për atje ku jemi nisur: në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veriatlantike, NATO. Nga 19-të shtete të NATO-s, të cilat ndërhynë ushtarakisht kundër Serbisë, kaluan te 117 shtete që na e njohën pavarësinë”./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival

Të tjera