Lajme

Kosovës i duhet Qeveri minore dhe opozitë e fortë

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 07 July 2017

Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se koalicionet e mëdha parlamentare kanë dështuar në të kaluarën në Kosovë. Prandaj, sipas tij, Qeveria e re duhet të jetë minore, ndërsa opozita të jetë e fuqishme

Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë minore, përderisa opozita e fuqishme, pasi që koalicionet e mëdha parlamentare, që kanë qenë në të kaluarën, kanë dështuar. Kështu ka thënë gjatë një interviste për gazetën “Zëri Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, duke shtuar se në një situatë të tillë do të kërkohet bashkërendim më i mirë mes pozitës dhe opozitës.

Rashiti sqaron se pas certifikimit të rezultateve duhet të konstituohet Kuvendi dhe të votohet kryeparlamentari. Pas kësaj Ramush Haradinaj, si kandidat i koalicionit PAN për kryeministër, i ka 15 ditë afat për ta formuar Qeverinë dhe nëse dështon në këtë iniciativë, atëherë presidenti Thaçi duhet t’ia japë mandatin lëvizjes “Vetëvendosje” dhe LDK-së në mënyrë që të shmanget shkuarja e vendit në zgjedhje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera