Lajme

Kosovë: Rritet numri i pacientëve me oksigjeno terapi në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 20 November 2020

Që nga rasti i parë kur është shënuar në Kosovë me koronavirus e deri më sot, kanë rezultuar pozitiv 32.877 persona.

Sipas, SHSKUK-së të enjten në spitalet e Kosovës me oksigjeno terapi po trajtoheshin 526, ndërsa sot ky numër u rrit në 603 pacientë, shkruan Gazeta inFokus.

Të dhënat e fundit për Covid19 i ka publikuar Drejtori i Departamentit të Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti.

Me koronavirus po trajtohen 828 pacientë, prej të cilëve 539 janë të konfirmuar me Covid-19, kurse 41 persona janë me CPAP maskë dhe 12 të tjerë janë në respiratorë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga 1,930 testime, kanë rezultuar pozitiv 855 raste të reja me koronavirus, 748 janë shëruar dhe 11 persona kanë humbur jetën. /Gazeta inFokus/

Të tjera