Kosovë, 96 viktima në aksidente trafiku për nëntë muaj

Autori: Gazeta inFokus
15:58 | 06 October 2018
Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ndërmerr aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor, ka njoftuar sot për statistikat e aksidenteve rrugore të shënuara për periudhën nëntë mujore në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe, sipas Policisë janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve. Sipas të dhënave të Policisë gjithsej janë shënuar 13 mijë e 360 aksidente për nëntë muaj. Prej tyre thuhet që 85 ishin me fatalitet me gjithsej 96 viktima.
Në aspektin e parandalimit, vetëdijesimit dhe ndërgjegjësimit, policia thotë të ketë ndërmarrë këto masa: – Është implementuar projekti për siguri në trafik “Lëvizni të sigurt në trafik”
Përmes njësive të trafikut dhe stacioneve policore, janë shpërndarë fletëpalosje tek pjesëmarrësit në trafik. Gjithashtu projekti është promovuar edhe në rrejte sociale dhe media, përfshirë këtu edhe ligjëratat dhe diskutimet në institucione shkollore. – Është implementuar projekti për siguri në trafik “Për një vit më të sigurt në trafik”. Projekt i cili për qëllim ka pasur vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik duke përfshirë diasporën dhe shtetasit e huaj. Shpërndarja e fletëpalosjeve është bërë në të gjitha pikat e kalimeve kufitare dhe në tërë territorin e vendit. -Është vazhduar me kontaktet, diskutimet, trajnimet dhe ligjëratat e rregullta në institucione shkollore lidhur me sigurinë në trafik.
Përveç Urdhrave dhe Planeve Operative, janë ndërmarrë masa shtesë duke krijuar TASK FORCË për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor. – Në kuadër të aktiviteteve parandaluese Policia e Kosovës ka angazhuar edhe patrullime policore me automjete civile si dhe njësi policore që operojnë me dronë. Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që t’iu përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarësit në rrugë, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale./Kallxo.com/

Të tjera
-
Albin Kurti për opozitën: Hajvana, edhe po të bëhen bashkë “PyDyKy” dhe “LyDyKy” nuk bëjnë sa Lëvizja Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ua ka uruar fitoren qindra përkrahësve të Lëvizjes V...
-
“Baba, baba”, Albin Kurti pritet me brohoritje në sheshin e Prishtinës – përçmon PDK’në e LDK’në
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin K...
-
Stavileci: PDK-ja forca e dytë më e madhe në vend, kemi parë se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie
Blerand Stavileci në konferencën e PDK-së, ka thënë se kjo parti është konfir...
-
Qindra përkrahës të VV-së mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në pritje të Albin Kurtit
Qindra përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në sheshin Skënderbeu...
-
Kurti iu drejtohet simpatizantëve në ora 24:00 në sheshin “Skenderbeu”
Lëvizja Vetëvendosje ka treguar se Albin Kurti do të iu drejtohet simpatizant...
-
Përgënjeshtrohet lajmi se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj KQZ-së
Paparaci raportoi se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj Komisionit Qen...
-
Lumir Abdixhiku i dëshpëruar shpalos të dhënat preliminare: LDK ka marrë 18.14%, LVV 39,88% dhe PDK 21.58%,
Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka publikuar të dhënat ...
-
Rezultatet zgjedhore, Presidentja del me reagim: KQZ ka konfirmuar se ka dështuar softueri – çdo votë të numërohet saktë
Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me një reagim lidhur me zgjedhjet e mbajtura...
-
Kusari: E kemi marrë mandatin në mënyrë të pakontestueshme
Mimoza Kusari nga koalicioni LVV-Guxo-Alternativa është shprehur e bindur që ...
-
Radoniqi i KQZ-së: Kemi probleme me aplikacionin, votat do të mblidhen manualisht
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se K...
-
Rikthehet faqja e KQZ-së, ky është rezultati i fundit pas numërimit të 73% të votave
Sipas rezultatit të fundit të publikuar KQZ kur janë numëruar 73.04% e votave...
-
Gërvalla pasi Kurti shpalli fitoren: Do të udhëheqim me ndershmëri në 4 vitet e ardhshme
Nga Lëvizja Vetëvendosje janë deklaruar për herë të parë lidhur me rezultatin...