Kosovarja që synon të zë ulëse në Bundestagun gjerman
Autori: Gazeta inFokus
10:09 | 25 Shtator 2021
Dafina Berisha, 21 vjeçare nga Hamburgu, me të dy prindërit nga Kosova, kandidon për një ulëse në Bundestag.
Në vitin 2017, kur ishte ende nxënëse gjimnazi, vendosi të hynte në Partinë Socialdemokrate, për të vendosur një shenjë simbolike edhe kundër hyrjes në Bundestag të partisë së djathtë populiste, Alternativë për Gjermaninë (AfD), shkruan Deutsche Welle.
AfD-ja kishte arritur të bëhej forca e tretë në parlament, duke bërë fushatë kundër refugjatëve të ardhur në vitin 2015 nga lufta e Sirisë.
Dafina Berisha në Hamburg është e nënta në listë, dhe siç i shpjegoi ajo DË, nuk do të jetë e lehtë të hyjë në parlament, sepse Hamburgu përfaqësohet vetëm me gjashtë deputetë në Bundestag. Por kandidaturën e saj ajo e sheh edhe si një ftesë ndaj migrantëve të tjerë, e sidomos atyre shqiptarë, për t’u angazhuar në vendin ku jetojnë.
“Shumë shqiptarë me banim në Gjermani janë aktivë në partitë e Kosovës, por unë mendoj, se me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikën e këtushme, ata mund të ndikojnë më së miri edhe në të mirë të Kosovës”, thotë studentja e drejtësisë.
Prandaj edhe Dafina Berisha i është drejtuar elektoratit shqiptaro-gjerman nëpërmjet rrjeteve sociale me një videoklip në shqip, transmeton Gazeta Infokus.
Mesazhi i saj: “Votoni për socialdemokratët, sepse me ta do të jetë më e lehtë rruga e Kosovës drejt BE-së”.

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
































