Kosovarit i konfiskohet certifikata veteranit të rrejshëm të UÇK-së, dënohet me burgim me kusht
Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 22 May 2022
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me burgim me kusht të pandehurin M.U., i cili ka përdorur dokumentin e rrejshëm si të vërtetë, përkatësisht certifikatën e veteranit të luftës.
Sipas Gjykatës, M.U. më datë 7 mars të vitit 2018 ka shkuar në Zyrën e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe ka përdorë dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë, e të cilin paraprakisht e ka siguruar nga B.H. nga fshati Kopiliq – Skenderaj.
“Më datë 07.03.2018 në Mitrovicë, në Zyrën e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale – Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve të luftës dhe Viktimave Civile, ka përdorë dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë, e të cilin paraprakisht e ka siguruar nga B.H. nga fshati Kopiliq, Certifikatën e veteranit të luftës me numër L4/7965 të datës 20.04.2016”, thuhet në aktigjykim, raporton kallxo.com.
Tutje Gjykata bën të ditur se i dyshuari kishte me vete edhe vërtetimin e Zyrës për Çështjen e personave të dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në emrin e tij edhe pse i njëjti nuk gjendej në listën e veteranëve, e as që ka qenë pjesëmarrës i UÇK-së.
“Dokumentacionin e siguruar kështu me kërkesë për pensionin e veteranit numër … , e ka dorëzuar në zyren e cekur, pra ka përdorur dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë”, thuhet tutje në aktgjykim.
Gjykata ka shqiptuar ndaj M.U. dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej dy viteve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.
Po ashtu, Gjykata njofton se të akuzuarit i konfiskohen Certifikata e Veteranit Luftëtar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Vërtetimi i Veteranit Luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të lëshuar nga Zyra për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të tjera
-
Fillon protesta e shqiptarëve në Preshevë
Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta e shqiptarëve në Pres...
-
Nxënësja që u largua nga shkolla shkaku i shamisë kishte njoftuar drejtorinë që do të mbulohet, publikohet letra e saj
Nxënësja e klasës së 11 e cila u largua nga gjimnazi ‘Bedri Pejani’ në Pejë s...
-
Jashari – Qeverisë Kurti: Llafe të bukura për ngritjen ekonomike, po unë e kam një lutje
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë duhet ngritur urgjentisht vlerën ...
-
I dyshuari për vrạsjen në Mitrovicë ende në arrati
Më 20 shtator të këtij viti, në Mitrovicë u vra një 45-vjeçar. I dyshuari ...
-
Tahiri: Jemi në sanksione nga BE-ja, ju them me keqardhje që ka pak optimizëm që do të hiqen këto masa
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Kryesia vendos, të enjten seanca e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 26 shtator. Në ...
-
Dëshmitari: Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë
Dëshmitari Demush Krasniqi tha se nuk është e vërtetë që se ata e kanë arrest...
-
Shqipëri: Theret me thikë një 42-vjeçar
Sot, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore një 42-vjeça...
-
Tahiri: Kërkuam seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Kusari-Lila: Kemi ende mbështetje nga opozita për marrëveshjet ndërkombëtare
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Haradinaj me disa premtime për ushtarët: Paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se një numër i madh i ushtarëve e ka...
-
“Janë gra muslimane nuk mund t’i përkrahësh ato”, aktivistja Monica Hauser rrëfen vështirësitë e 99-es në Kosovë për t’u ndihmuar grave të dhunuara
Ishte vetëm 34 vjeçare kur për herë të parë mori rrugën që të ndihmonte gratë...