Lajme

Kosovari tregon si i qiti haraç “Monego”

Autori: Doresa Geci 10:28 | 24 January 2020

Me norma të interesit super të larta bankat mikro- financiare “Monego” dhe “Iute Credit”, kanë zhvatur miliona euro të kosovarëve.

E rast konkret është edhe një lexues i Gazetës inFokus ( emër i njohur për redaksinë), i cili në kushte anonimiteti për shkak të pasojave që mund të ketë, ka rrëfyer rastin se si “Monego” i ka dyfishuar normën e interesit(kamatën) vetëm për shkak të një vonese disa ditëshe, shkruan Gazeta inFokus.

“Unë e kam marr një kredi në “Monego” 500 euro dhe pasi që kam pas vonesa pak me i pagu këstet ,kamata me ka shkuar 1250 euro dhe lenden ma kanë dërguar në zyrën ligjore” ka thënë ky lexues për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Ai tregon se poashtu ka kontaktuar me Bankën Qendrore të Kosovës mirëpo BQK i është përgjigjur se nuk mund të i ndihmojë asgjë.

E shuma e haraçit që Monego i ka vendosur këtij qytetari vetëm për shkak të një vonesës së pagesës së këstit, nga 69 euro është rritur në 100 euro.

“Unë kredinë e kam marr online 500 euro dhe e kam paguar. Këstin e parë e kam paguar me rregull, këstin e dytë e kam vonuar disa ditë. Kur kam shkuar me pagu këstin nga 69 euro mi kanë kërkuar 100 euro, për shkak të vonesës. Unë aty skam pranuar me pagu atë kamatë dhe se kam pagu kredinë pastaj më kanë mbetë dhe 5 këste pa pagu” deklaron ai.

Mirëpo për shkak që nuk ka zgjidhje tjetër ky person është dorëzuar dhe ka vendosur të paguaj borxhin që ka.

Por ai mbetet i shqetësuar për shkak se haraçi që i ka vendosur kjo bankë është duke u rritur çdo ditë.

“Unë kam këqyr me marr avokat ose përmes BQK-së, po skam mujt me ba zgjidhje deri sa me ka ardhur letra prej zyrës ligjore qe borxhi ka shkuar në 1250 nga430 euro sa ka qenë. Edhe mbrëmë jam mundu me ba një zgjidhje skam mujt dhe kam ba marrëveshje me zyrën ligjore me e pagu pra me këste. Mirëpo problemi asht se kamata asht aktive ende spo mun me kuptu unë këndej po paguaj andej po rritet borxhi” shprehet ai.

Kujtojmë që gjatë ditës se djeshme Gazeta inFokus ka publikuar dëshmitë që tregojnë gjithçka se si erdhi deri te mbyllja e “IuteCredit” e “Monego”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera