Lajme

Kosovari sulmon fizikisht shtetasen turke midis Graqanicës

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 18 January 2022

Një person nga Kosova e ka sulmuar fizikisht një femër shtetase e Turqisë, me të cilën po bashkëjetonte, shkruan Gazeta inFokus.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së hënë në Graqanicë.

Pavarësisht sulmit fizik, shtetasja turke nuk ka pësuar lëndime trupore.

-Advertisement-

I dyshuari nuk është arrestuar, kurse rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante.

“Viktima femër shtetase e Turqisë,  ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me te cilin ka bashkëjetuar. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nen hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera