Lajme

Kosovari sulmohet brutalisht me thikë

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 18 May 2022

Një burrë nga Kosova, 33 vjeç, gjatë një ecejake në rrugët e Mynihut, papritur është sulmuar me thikë pas shpine, duke i sjellur një lëndim të fortë. Vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe një operacioni urgjent, ai shpëtoi nga vdekja. Por akoma i pafuqishëm për t’u marrë në pyetje, shkruan sz.de, përcjell Express.

Për policinë gjermane, është akoma tërësisht e paqartë sulmi ndaj 33 vjeçarit shqiptar të hënën mbrëma në Oberföhring të Mynihut.

Policia gjermane kërkon dëshmitarë në numrin e telefonit 089/29100, në rast se dinë ose kanë parë diçka nga ngjarja e të hënës mbrëma.

Viktima është i njohur për delikte të kaluara nga policia.

Këto raste të sulmeve po shtohen në Gjermani, duke sjellur shqetësim për organet e sigurisë./Gazeta Express

Të tjera