Lajme

Kosovari që u largua gjatë luftës në Kanada: Këtu fle pa frikën se mund të më vrasin

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 23 May 2019

Miftar Shala tashmë 37 vjeç, ishte larguar nga Kosova për në Kanada gjatë luftës së fundit.

Ai është i martuar, ka fëmijë, punon dhe është inkuadruar plotësisht në jetën sociale të Kanadasë.

Shala thotë se e ka të freskët gjithçka që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës, duke rikujtuar se atëherë ishte vetëm 17 vjeç.

-Advertisement-

“Më kujtohet mesdita kur filluan sulme”, ka thënë ai duke shpjeguar se ishte korriku i vitit 1998, kur për herë të parë u përballë me dhunën.

“Vazhdojë të kem kujtime të freskëta për njerëzit e mbytur, kam parë shtëpi të djegura, bombardimeve, plumba që kanë fluturuar gjithandej. Nuk dihej se nga vinin. Dhe nuk e dije se në çfarë drejtimi duhej të ikje”, ka thënë ai në një rrëfim për CBC.

Miftar Shala thotë thotë se nuk kalon asnjë ditë pa menduar për horronin e luftës së fundit.

“Kur je një një vend tjetër, vazhdon të kesh kujtime për atë se çfarë ka ndodhur në shtëpi, për të cilat beson se mund të harrohen, por për disa arsye një gjë e tillë nuk ndodh asnjëherë”, vazhdon rrëfimin Shala.

Derisa vazhdon rrëfimin, ai thotë se kurrë nuk e kishte menduar se do të përfundonte në Kanada, pasi që ishte një vend shumë larg Kosovës.

“Kanadaja ishte opsioni ynë i vetëm. Ne kurrë nuk e kemi ëndërruar, që mund të përfundojmë në Kanada, sepse ishte shumë larg nga ne”, është shprehur ai.

Në fund të rrëfimit Shala thotë se tashmë  Kanadaja është si një shtëpi për të dhe familjen  tij.

“Kanadaja më dha një shans të dytë në jetë, një jetë më të mirë, e dini?. Unë shkoj në shtrat, dhe nuk frikësohem më, që dikush mund të më mbytë mua, familja ime është e sigurt dhe me mundësi të pafundme”, rrëfen ai.

“Unë mund të them me plotë zemrën, Kanadaja është një shtëpi për ne, për familjen time”, përfundon rrëfimin Miftar Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera