Lajme

Kosovari që po tregon suksese në biokimi – ftohet në takimin e nobelistëve në Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 07 September 2022

Kosovari i cili po tregon suksese në fushën e biokimisë Fatlum Hajredini, është ftuar që të marrë pjesë në takimin e nobelistëve të shkencës në Lindau të Gjermanisë.

Ai ka marrë ftesë për takimin e nobelistëve që mbahet një herë në vit falë punës së tij shkencore, ka bërë pesë publikime shkencore në revista prestigjioze shkencore, njofton Klan Kosova.

Fatlumi ka mbrojtur temën e doktoraturës në biokimi, nga departamenti i biokimisë në City University of New York (CUNY).

-Advertisement-

Studimet e mjekësisë i ka filluar në Universitetin e Prishtinës, pastaj ka vazhduar në New York, ku pas studimit bachelor ka avancuar direkt si kandidat për doktoraturë.

Fatlum Hajredini është një kuadër me perspektivë dhe premtues në fushën e shkencës së biokimisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera