Lajme

Kosovari që jeton afër ndërtesës së djegur në Londër, rrëfen tmerrin (Video/Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 14 June 2017

Banorët e Notting Hill të Londrës nga mbrëmë janë tmerruar nga zjarri që përfshiu një ndërtesë të lartë 27 katëshe, ku jetonin rreth 600 njerëz.

E në afërsi të kësaj ndërtese ku dyshohet se ka edhe të vdekur, jeton një kosovar. Ai ka rrëfyer për Indeksonline ngjarjen e mbrëmshme.

“Unë jetoj 50 metra afër ndërtesës. Gjithçka filloi mbrëmë rreth orës 00:50, një herë zjarri ishte i vogël, por ngadalë mori hov dhe përfshiu tërë objektin. Banorët ishin të tmerruar, as nuk mund të dilnin nga ndërtesa shkaku i tymit të madh. Disa banorë dilnin nëpër ballkone dhe kërkonin ndihmë nga zjarrfikësit, pasi ishin ngujuar brenda. Ishte e tmerrshme”, ka thënë ky qytetar për Indeksonline.

-Advertisement-

Sipas tij, në qytet po flitet se ka shumë të vdekur, por se ende nuk ka ndonjë shifër zyrtare.

Ai ka thënë se sipas dëshmitarëve, shkak i zjarrit ka qenë eksplodimi i një frigoriferi në njërën nga banesat.

Ndërkaq, sipas medieve botërore, banorët u zgjuan nga gjumi nga era e plastikës së djegur që shkaktoi zjarri,derisa ekipet e zjarrfikësve po punojnë ende që ta shuajnë zjarrin dhe të shpëtojnë qindra banorë që kanë mbetur të ngujuar brenda.

Mediat britanike raportuan sot se alarmi i zjarrit në këtë ndërtesë nuk kishte alarmuar fare banorët për shpërthimin e zjarrit, që gjë bëri që ata mos të kenë kohë të dalin jashtë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera