Sport

Kosovari pjesë e stafit mjekësor të Kroacisë, feston me presidenten Kolinda (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 02 July 2018

Në Kosovë ka shumë fansa të kombëtares kroate në futboll, e kjo u pa edhe mbrëmë pas fitores së Kroacisë ndaj Danimarkës.

Por, kombëtarja kroate, përvec fansave të shumtë nga Kosova, në përbërjen e saj ka edhe staf kosovar. Nderim Rexhaj, është njëri prej tyre. Ai është pjesë e stafit mjekësor të kombëtares së Kroacisë, e cila me fitoren ndaj Danimarkës, u kualifikua në çerekfinale.

Rexhaj ka bërë një foto edhe me presidenten e Krocisë, Kolinda Grabar Kitarovic, e cila mbrëmë pas ndeshjes ishte edhe në zhveahtore për të uruar djemtë që po përfaqësojnë në botërorin e Rusisë, shtetin që ajo drejton.

-Advertisement-

Kjo nuk është hera e vetme që kosovarët janë pjesë e kombëtares kroate në një botëror. Ishtë futbollisti Ardian Kozniku, që në botërorin e vitit 1998, ishte pjesë e kombëtares kroate, e cila në atë kampionat arrti të zë vendin e tretë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera