Lajme

Kosovari për Reuters: Paguaj 170 euro rrymë në muaj, i fitoj 2,400 nga prodhimi i kriptovalutave

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 04 January 2022

Një kosovar në kushte anonimiteti ka folur për Reuters, duke thënë se faturën e rrymës për prodhimin e kriptovalutave e paguan 170 euro, ndërsa vlera monetare që ai e arrin në bazë mujore është 2,400 euro

“Një prodhues i kriptovalutave, i cili foli në kushte anonimiteti dhe që ka 40 GPU (Njësitë e Përpunimit Grafik), i tha Reuters se ai po paguante rreth 170 euro në muaj për energjinë elektrike dhe po merr rreth 2,400 euro në muaj fitim nga mining”, thuhet në artikullin e Reuters ku raportohet për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, përcjell lajmi.net.

Siç raporton më tej mediumi, prodhimi i kriptovalutave është fenomen në rritje në veri të Kosovës, kryesisht të populluar nga serbë që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe refuzojnë të paguajnë energjinë elektrike.

-Advertisement-

Qeveria e Kosovës të martën prezantoi vendimin për ndalimin e prodhimit etëkriptomonedhave, në përpjekje për të frenuar konsumin e energjisë elektrike, pasi vendi po përballet me krizën më të rëndë të energjisë.

“Të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit do të ndalojnë prodhimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me institucionet tjera relevante që do të identifikojnë lokacionet ku ka prodhim të kriptovalutave”, tha në një deklaratë ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanolli, përgjatë ditës.

Përgjatë dhjetorit, Kosova shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, e cila do t’i mundësojë qeverisë të ndajë më shumë para për importin e energjisë, të ndërprejë më shpesh furnizimin e energjisë dhe të zbatojë masa të ashpra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera