Kosovari në Turqi: Ka filluar largimi i rrënojave me makineri të rënda, po vije erë e rëndë e kufomave
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 15 February 2023
Fanol Shala, pjesëtar nga Shoqata e Kërkim Shpëtimit të Kosovës, që kanë shkuar në Turqi, pas situatës së shkaktuar nga tërmetet thotë se tashmë koha e intervenimit për shpëtim thuajse ka mbaruar, pasi që sipas tij, plani i tyre ka qenë të qëndrojnë një javë.
Shala në programin e mëngjesit “Herët” në Tëvë1 ka thënë se puna e tyre tashmë veçse ka mbaruar.
“Në kuadër të shoqatës jemi gjashtë persona që kemi ardhë prej atje (Kosovës), dhe është thuajse një javë që kemi ardhë, një javë e kemi të planifikuar me qëndru këtu. Thuajse është koha që na me u kthy në Kosovë, për arsye që puna jonë tash veç mbaron”.
Tutje ai ka treguar se brenda objekteve të shkatërruara ka shumë kufoma, ku mbizotëron një erë e tyre dhe që sipas tij është rrezik për përhapjen e ndonjë epidemie.
“Na jem të thirrur që me intervenu ku ka raste të gjalla dhe me hy në objekte për me i nxjerrë ata. Tash thuajse kanë fillu me makineri të rënda shkaku që ka shumë kufoma, dhe era vjen gjithkund kufoma. Dhe është rreziku që të shfaqet ndonjë epidemi që ndikon për shtetin dhe njerëzit që jetojnë këtu”, ka deklaruar ai.
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit e vendour në Hatay në ditën e nëntë nga rrënojat ka nxjerrë një vajzë 26-vjeçare si dhe gjatë ditës së djeshme, në ditën e dhjetë pas tërmetit ka shpëtuar edhe një 3-vjeçare.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...