Lajme

Kosovari në Francë vrau gruan dhe veten në banjo të banesës, fëmija theu derën dhe pa prindërit të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 29 April 2022

Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur disa ditë më parë në apartamentin e tyre në Epinal të Francës.

Mediat franceze kanë njoftuar se prokurorët sot kanë dalë me një përfundim se gruaja është therur me thikë nga burri i saj, pastaj i njëjti ka vrarë edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur para 3 fëmijëve të tyre, kurse 5 të tjerë nuk ka qenë në banesë në momentin kur ndodhi tragjedia.

-Advertisement-

“Gruaja vra nga burri i saj dhe ky i fundit do të kishte përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten ”, tha prokurori publik i Épinal, Frédéric Nahon.

Nga autopsia u zbuluan “disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse” në trupin e 44-vjeçares.

Hetimi konfirmoi se mëngjesin e së martës kishte shpërthyer një “zënkë verbale mes burrit dhe gruas, ku burri e kishte akuzuar gruan e tij për “gjoja pabesi” , shtoi prokurori.

Skena e krimit kishte ndodhur në banjën e banesës, ku njëri nga fëmijët më pas kishte thyer derën dhe kishte zbuluar trupat e pajetë të prindërve të tij.

Për momentin, fëmijët janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit. Kjo familje përbëhej nga tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të rritur. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre dhe pesë të miturit ishin në shkollë.

Çifti nuk ishte i njohur për shërbimet e drejtësisë dhe nuk ishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje, sipas Frédéric Nahon. Ky saktësoi se faktet duhet të klasifikohen pa vazhdim “për shuarje të veprimit publik” për shkak të vdekjes së bashkëshortit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera