Kosovari mbyt gruan me sëpatë në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 24 May 2018
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Boon të Gjermanisë. Kosovari 37 vjeçar, Rushit K., ka vrarë gruan e tij me sëpatë.
“Ka të bëjë me vrasje për mbulimin e një krimi”, thonë autoritetet gjermane.
Sipas prokurorit, Rushit K., kishte rrahur bashkëshorten e tij më parë por nga frika se viktima do t’ju tregojë autoriteteve gjermane, ai e kishte mbytur me sëpatë.
Rushit K., i cili punonte si ndihmës në kuzhinën e Bonnit, kishte njohur gruan e tij në vendlindje. Kështu, në gusht të vitit 2017, Donika kishte shkuar në Siegburg, më vizë (bashkim familjar), për t’u bashkuar me Rushitin.
Gazeta gjermane Bild, shkruan se (Donika), 27 vjeçare, ishte e martuar gjashtë muaj më parë me kosovarin, ndërkaq, sipas autoriteteve Rushiti vuan nga skizofrenia dhe para se të shkojë në burg për vrasje, ai duhet të trajtohet seriozisht me medikamente.
Mësohet se Donika një javë përpara tragjedisë, e kishte refuzuar për seks Rushitin, ndërsa ditën e tragjedisë ajo merr një mesazh në telefon të cilën nuk u lejua ta lexonte nga bashkëshorti.
Pas kësaj, kishte pasur përleshje verbale, duke bërë kështu që të eskalojë situata deri të goditja me sëpatë në qafë.
Ndërsa, avokati Ziemer pretendon se Rushiti e kishte dashur shumë Donikën, megjithatë mendon se “ajo e kishte keqpërdorur dhe kishte luajtur me dashurinë e atij.”
“Ai e donte shumë atë. Ai besonte, se kishte arritur gjithçka, çfarë ai kërkonte,” thotë avokati i të pandehurit Max Ziemer.
Për shkak të vuajtjes nga skizofrenia, seanca e ardhshme është planifikuar për 7 qershor.
Kosovari kishte shkuar në Gjermani 17 vjeç, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Bild
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...