Kosovari la punën me pagë 430 euro – shkoi në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus
09:00 | 15 November 2022
Shumë të rinjë kosovarë jetojnë “me sytë” jashtë vendit.
E nga vendi nuk ikin vetëm të papunët, por edhe të punësuarit. Rasti i fundit është i një të riu nga Vitia i cili i regjistruar si i papunë në Zyrën e Punësimit në Viti, pasi kishte aplikuar në masën “Qeveria për Familjen”, dhe ka përfituar, ai e kishte lënë punën pa e marrë asnjë pagë, transmeton PlusTV.
Kështu kanë konfirmuar nga Zyra e Punësimit në Viti, të cilët kanë thënë se në kuadër të skemës ‘Qeveria për Familjen’ kjo zyrë që përfshinë edhe Kllokotin ka arritur të punësojë 60 persona, për 6 muaj me radhë.
Sipas këtij institucioni, në mesin e këtyre përfituesve si punëkërkues, njëri që u angazhua në një frimë private për IT, ka ndërprerë kontratën me punëdhënësin pasi është larguar nga vendi.
I njëjti ishte përfitues i skemës së re “Çdo familje me të paktën një të punësuar”, ku për 6 muaj me radhë e kishte pagën 430 euro.
“Dy raste na kanë dështuar dhe kemi ndërprerë marrëveshjen, me njërin biznes diçka me IT, pasi kemi bërë marrëveshjen me biznesin dhe punëkërkuesin, ky i fundit e ka lënë punën dhe ka dal jashtë shtetit në Zvicër, në bazë të deklaratës së punëdhënësit ai ka shkuar jashtë dhe nuk ka marrë asnjë pagë sipas skemës së qeverisë. Për 6 muaj me radhë ai do të paguhej 430 euro”, thanë nga Zyra e Punësimit.
Skema “Qeveria për Familjen”, synon që çdo familje në Kosovë do të ketë së paku një të punësuar duke i subvencionuar bizneset që punësojnë mbajtës të familjes me 70% të pagës, apo maksimumi i mbështetjes të jetë 300 euro, për 6 muaj me radhë.
Ndryshe, në Viti janë mbi 219 vende të lira të punës që punëdhënësit i kanë ofruar në Agjencinë e Punësimit. Vetëm brenda këtij viti, në zyrën e punësimit të këtij qyteti, 303 persona janë regjistruar si punëkërkues të rinj.
Në nivel vendi, në Agjencinë e Punësimit të Kosovës janë të regjistruar mbi 82 mijë punëkërkues.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës që ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë 2021, shkalla e papunësisë është 17.7%. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2020, nga Kosova janë larguar 8,724 banorë. /PlusTV

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndj...
-
Marrëveshja ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë, zyrtari i NATO’s: Jemi në dijeni, u takon palëve të thonë më shumë
Një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mes Kosovës, Shqipërisë ...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, me forcë ia grabiti nga qafa zingjirin e arit një gruaje
Nga njësite policore të stacionit Qendra është arrestuar një e dyshuar për ve...
-
Gjykata e Mitrovicës cakton masë paraburgimi për 8 të arrestuarit në aksionin kundër kontrabandës me ar*më
Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji t...
-
Maqedonci tregon se cili shtet evropian pritet t’i bashkohet paktit të mbrojtjes mes shqiptarëve dhe kroatëve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se marrëveshja ushtarake mes Kosovë...
-
Trump mbyll Departamentin e Arsimit të SHBA-së
Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për mbyllj...
-
“Gërvishe, del VV”, “Kam dal nga atje kur ishin në muaj të mjaltit”: Kica-Xhelili i kundërpërgjigjet Agim Veliut
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, i është k...
-
Zbulohet kontrabanda me makina të rrojës dhe qethjes në Ferizaj
Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) n...
-
Mjekët që u kujdesën për babain e Thaçit u shkojnë për ngushëllime, familja i falënderon për përkushtimin e treguar
Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohje të thellë për m...
-
Me një biletë 3 euro fiton mbi 88 milionë euro në lotari
Një fitore e jashtëzakonshme në SuperEnalotto u realizua në Romë dhe fituesit...
-
Rashiti: Hyseni i përfshirë në korrupsion dhe kr*im urbanistik, fshihet pas grave
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, e ka akuzuar kryetarin e ...
-
Haradinaj: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Selca, qëndroi tërë jetën i palëkundur në idenë shqiptare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluft...