Lajme

Kosovari gjendet i vetëvarur në qelinë e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 06 June 2017

Siç ka bërë të ditur drejtori i burgut në Bielefeld, Gjermani, një i burgosur është gjetur në mëngjesin e të martës i vdekur në qelinë e tij. Fjala është për një kosovar të moshës 41 vjeçare, i cili i ka marrë jetën vetes, shkruan westfalen-blatt.de. I ndjeri ishte duke vuajtur dënimin për dy vepra penale: shkaktim lëndimi të rëndë trupor dhe vjedhje me grabitje, transmeton albinfo.ch. Ai do ta mbaronte vuajtjen jo më herët se në dhjetor të vitit 2019.

Me ndihmën e çarçafit të prerë në shirita, ai është varur në dollapin e qelisë së tij. Masat e marra për ndihmë kanë qenë tepër të vonuara. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Kosovari ndodhej në burg nga 24 maji i këtij viti. Përgjegjësit e burgut në Bielefeld thonë se ai nuk kishte treguar shenja që çojnë në vetëvrasje, nuk kishte shenja depresioni, përcjell albinfo.ch. Ai, sipas drejtorit të burgut  kishte qenë agresiv, por ndaj të tjerëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera