Lajme

Kosovari gjen vdekjen në vendin e punës në Zvicër (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 17 May 2017

Mesdita e 12 majit 2017 ishte dita më fatkeqe dhe më e kobshme për familjen  Mehmeti,nga Bradashi i Podujevës. Djali i kësaj familje Besim Nezir Mehmeti 42 vjeç me punë dhe qëndrim prej vitesh në Solothurn të Zvicrës,ka humbur jetën tragjikisht.

I ndjeri Mehmeti derisa sa po voziste në vendin e tij të punës një mjet transportues është goditur nga një veturë .Me ç’rast mjeti që ai drejtonte është rrokullisur dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ekipet emergjente të mjekëve të kantonit Solothurn menjëherë kanë ardhur në vendngjarje, por  përpjekjet e tyre kanë rezultuar të kota ngase Besimi, nga plagët e pësuara ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

-Advertisement-

Lajmi mbi vdekjen e tij  të parakohshme dhe aksidentale i ka tronditur familjarë, shokë, e bashkombës  të  tij të shumtë. Inxh. Florin Llugaliu  thotë se Besimi ishte i sjellshëm dhe i dashur për të gjithë. Ai,  si anëtar i vyeshëm  FC Iliria të Solothurn-it  përveç ndihmës çdoherë na ofronte si dhuratë të veçantë buzëqeshjen e ngrohtë dhe miqësore.

Kalimi i çasteve me te tek secili  sillte butësi e optimizëm për arritje të reja. Andaj mungesën e tij  krahas familjes do ta ndjejmë edhe ne shokët dhe miqtë  e Besimit,me të cilin  një periudhë të gjatë ndamë momente gëzimi dhe dhembjeje.

Në shenjë nderi dhe respekti  udhëheqësit e  FC Iliria të Solothurn-it,kanë organizuar një aksion bamirësie në mbështetje të familjes  Mehmeti.

Ata me lot në sy në ndarje me te thanë: “Besim i dashur, të qoftë i lehtë dheu i  Kosovës, i munguar prej vitesh“, shkruan Albinfo.ch.

Sot,në  fshatin e tij të lindjes Bradash të Podujevës, me praninë e shumë qytetarëve llapjanë  është bërë varrimi i mërgimtarit Besim Nezir Mehmeti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera