Kosovari gjen kuletën e aktores së famshme Meryl Streep me 2,000 dollarë brenda, gazetari i CNN tregon ngjarjen
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 21 March 2022
Gazetari i CNN, Bill Weir ka treguar për një ngjarje ku përfshihet një i ri nga Kosova, i cili sipas përshkrimit nga ai, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se kosovari kishte gjetur një kuletë me 2,000 dollarë brenda, e cila i përkiste aktores së famshme amerikane, Meryl Streep.
Lexo Edhe:
Ai, pasi që e ka parë letërnjoftimin, ka vendosur që t’ia kthejë kuletën dhe të hollat aktores amerikane.
“Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep”, ka shkruar Weir, transmeton Gazeta Express.
“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, ka thënë i riu nga Kosova kur ka biseduar me punëtorin e CNN.
Ndonëse i është ofruar shpërblimi për veprimin e tij, ai e ka refuzuar deri në insistimin e Streep që ta pranojë atë.
“Ai refuzoi shpërblimin, derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, ka shkruar në fund ai.
Weir ka sqaruar se në të njëjtën ndërtesë, ku ka ndodhur ngjarja, nuk jeton vet Meryl Streep, por vajza e saj – dhe sigurisht – kur e ka humbur kuletën, aktorja e famshme duhet të ketë qenë për një vizitë te ajo.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...