Lajme

Kosovari futet në Kiev për të shpëtuar një 19-vjeçare, që mbeti e bllokuar nga luftimet

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 07 March 2022

Esat Hamiti nga Kosova, me banim në Francë, së bashku me mikun e tij, Brice Auert, kanë fluturuar drejt Ukrainës, për të shpëtuar një 19-vjeçare, që ishte nën bombardimet e Kievit.

Alina, 19-vjeçare ukrainase, kishte mbetur e vetmuar dhe e bllokuar në zonën e luftës, pasi familja e saj pak ditë më parë ishin larguar për në Francë.

Misioni i tyre për ta shpëtuar Alinën ishte miratuar nga Gjykata në Sarregueminese të Francës.

-Advertisement-

Siç raportohet nga mediat franceze, prindërit e saj dhe vëllezërit kishin ikur para disa ditëve në Francë, teksa ajo kishte mbetur e vetme në periferi të Kievit, transmeton Klankosova.tv.

Hamiti është deklaruar për mediat franceze, duke përshkruar sfidat për të arritur te Alina, ku edhe kanë arritur në fund që ta shpëtojnë me sukses.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera