Lajme

Kosovari dyshohet se e vrau ish-gruan shqiptare dhe partnerin e saj në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 18 August 2019

Pasditen e së shtunës në qytetin Iserlohn të Gjermanisë është raportuar se një burrë 43-vjeçar ka goditur me thikë një grua 32-vjeçare dhe një burrë 23-vjeçar. Mediat gjermane kanë shkruar se dorasi dyshohet të jetë kosovar.

Në raportimin e mediave gjermane thuhet se 43-vjeçari e ka goditur me thikë kuzhine ish-bashkëshorten e tij dhe burrin i cili raportohet të ketë qenë partneri i viktimës.

Ndërkaq, raportohet se dorasi dhe gruaja 32 vjeçe janë nga Kosova, kurse 23-vjeçari nga Afganistani.

-Advertisement-

“Bild” shkruan se gruaja kishte me vete një vajzë dymuajshe ndërsa nuk raportohet që foshnja ka marrë lëndime.

Raportohet po ashtu se i dyshuari është dorëzuar tek forcat policore menjëherë pas aktit në vend të ngjarjes, pa rezistencë, raporton Koha.net.

Në bazë të autopsive që u janë bërë dy viktimave sot, del se ata kanë pësuar disa plagë të shkaktuara nga thika, e cila është konfiskuar në vend të ngjarjes.

Arsyeja e këtij sulmi nuk dihet, por çifti kishte kohë që jetonin të ndarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera