Lajme

Kosovari del përsëri pozitiv me koronavirus 3 muaj pas shërimit

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 03 July 2020

Petrit Bylykbashi nga Prishtina pasi u shërua një herë nga Covid-19 është infektuar prapë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bylykbashi përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka thënë se pas përcjelljes së gjendjes bashkë me Naser Ramadanin Drejtori i SHSKUK-së, u vendos që të ritestohet, ku edhe doli pozitiv në SARS-CoV-2.

-Advertisement-

Bylykbashi ka shkruar se ky virus është i çuditshëm dhe se duhet të kemi kujdes./Gazeta inFokus/

Postimi i plotë i tij:

Ky virus i cuditshem!

Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.

Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.

Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.

Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera