Kosovari dëbohet nga Zvicra, ka shpërndarë dy video pornografike
Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 05 December 2020
Ai ka jetuar në Zvicër për 18 vjet, është i martuar me një grua zvicerane dhe dy fëmijët e tij të vegjël kanë shtetësinë zvicerane.
Gjykata e Qarkut e Dietikonit (Cyrih) ka dënuar një person të martuar 43 vjeçar me një gjobë me kusht për pornografi, shkruan gazeta Limmattaler Zeitung.
Krahas gjobës, kosovarit i është shqiptuar edhe masa e dëbimit nga Zvicra për 5 vite.
Videot për të cilat është dënuar ai tregonin veprime seksuale midis një djali të vogël dhe një gruaje të rritur, si dhe regjistrime pornografike të një djali dy vjeç. Të dyja ai thotë t`i ketë marrë përmes Facebook-ut, transmeton albinfo.ch. Sipas hetimeve, 43-vjeçari i kishte përcjellë videot në Facebook menjëherë pasi i kishte marrë.
Prokuroria kishte ngritur akuzën për pornografi. Ajo ka kërkuar që i akuzuari të dënohet me gjobë me kusht prej 180 normash ditore nga 70 franga dhe një gjobë prej 2.100 frangash.
Prokuroria publike gjithashtu ka kërkuar urdhër për ndalimin e veprimtarisë, në përputhje me nenin 67 të Kodit Penal dhe për dëbim nga vendi për një periudhë pesë vjeçare.
Në gjykatë, i akuzuari nuk dukej se i kuptonte pyetjet e bëra nga gjykatësi. Avokati këtë e arsyetonte me shpjegimin se klienti i tij ishte nervoz dhe problemi nuk është te gjuha.
Pas një diskutimi të shkurtër, i akuzuari dhe avokati i tij refuzuan të pranojnë ofertën e kryetarit për të shtyrë seancën dhe për të thirrur një përkthyes.
Duke ju përgjigjur pyetjes ngulmuese të gjyqtarit, i akuzuari, pas disa hezitimesh u shpeh se “nuk mbante mend” – se ai ia kishte kaluar videot vëllait të tij dhe disa miqve të Facebook.
Aktakuza ka përmendur tre persona të ndryshëm për të cilët është konstatuar se i kanë marrë dy videot në fjalë brenda gjysmë minute.
Avokati mbrojtës ka kërkuar në seancë që i akuzuari të shpallet fajtor për pornografi dhe që ai të dënohet me një gjobë me kusht prej 90 normash ditore nga 70 franga dhe një gjobë prej 1.000 frangash. Ndërsa urdhri i ndalimit të veprimtarisë dhe ai për dëbim nga vendi duhet të hiqen nga dënimi.
“Veprimet e të akuzuarit nuk janë të justifikueshme por nuk bën as të banalizohen” është shprehur avokati mbrojtës.
Ai ka jetuar në Zvicër për 18 vjet, është i martuar me një grua zvicerane dhe dy fëmijët e tij të vegjël kanë shtetësinë zvicerane.
Është e vërtetë që “veprat për të cilat akuzohet bëjnë pjesë në katalogun e veprave për të cilat shqiptohet dëbimi nga Zvicra”, ka pranuar avokati mbrojtës. “Megjithatë, ato nuk janë në nivelin e ashpërsisë që do të justifikonte dëbimin”.
Por, gjykata e ka parë këtë ndryshe. Ajo ka konstatuar fajësinë e të akuzuarit në kuptimin e aktakuzës dhe e dënoi atë me një gjobë me kusht prej 150 normash ditore nga 70 franga.
Gjykata ka hequr dorë nga urdhri për t`ia ndaluar veprimtarinë, siç kishte kërkuar prokurori, transmeton albinfo.ch. Por ajo i ka shqiptuar atij dëbimin nga Zvicra me pesë vite moslejim hyrjeje.
Gjykatësi, në shpjegimin e shkurtër të aktgjykimit ka sqaruar se gjykata kishte shqyrtuar nëse në këtë çështje gjyqësore bëhej fjalë për ndonjë “rast të rëndë”, që, sipas ligjit mund të anulonte vendimin për dëbim. Nga këndvështrimi i gjykatës, megjithatë, ky “rast i veçantë i rëndë” nuk është i pranishëm në çështjen e trajtuar.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...