Lajme

Kosovari bëhet shembull në Gjermani, lëshon dy hotele për të pastrehët

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 19 February 2021

Nazmi Aruqi, nga Kosova është bërë shembull në Gjermani për shkak të një veprimi human që ka bërë.

Në kohën kur në Gjermani, temperaturat kanë shënuar – 12 gradë Celzius, Aruqi ka hapur dyert e dy hoteleve që i ka për t’i strehuar personat që nuk kanë shtëpi. Ai në emisionin Frontal në T7, ka thënë se e ka bërë këtë veprim për t’i ndihmuar gjermanët sikur ata kishin strehuar para lufte kosovarët që këronin azil në Gjermani.

“Në qytetin ku jetoj i kam dy hotele, dhe njerëzve që janë pa banim i kam mundësuar që të strehohen aty. Ju kam ndihmu atyre sikur ata që na kanë ofruar neve strehim kur kemi ardhë azil në Gjermani”, ka thënë Aruqi.

-Advertisement-

Kosovari që jeton në Gjermani që nga viti 1995, ka thënë për T7 se edhe gjermanët janë habitur me veprimin e tij.

“Gjermanët me kanë falenderu nga të gjitha anët, e kanë pa këtë gjest dhe ju ka ardh mirë që një i huaj me ju ndihmu gjermanëve. Gjermanët nuk janë mësu prej një të huaji, dhe ky është një gjest Unë e kam bërë këtë veprim, sepse edhe vet kam qenë kështu pa strehim”, ka thënë Aruqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera