Një burrë nga Kosova është arratisur nga burgu në qytetin e Memmingenit në Bavari të Gjermanisë.
Ai po vuante një dënim për vjedhje të rëndë.
Bëhet e ditur se i dyshuari është 26 vjeçar, i cili rreth orës 08:30 të mëngjesit të së enjtes ka arritur ta arratiset nga burgu.
“Sapo u kuptua informata, oficerët e policisë së Memingen kërkuan të arratisurin me forcat e tyre, si dhe me mbështetjen e policisë shërbimeve të tjera emergjente dhe me qen në Untermasfeld, në të gjithë zonën e qytetit Memingen dhe zonën përreth, por deri më tani pa sukses”, ka thënë policia gjermane për gazetën Bild.
Sipas policisë gjermane, kështu përshkruhet i burgosuri: Burri ka flokë shumë të shkurtër, një figurë normale/të hollë dhe ndoshta ka veshur një kostum me ngjyrë të kuqe me vija të bardha anash si dhe një bluzë me ngjyrë të çelur dhe këpucë të zeza.
Policia lëshoi një paralajmërim për popullatën në një intervistë për BILD: “Mos merrni autostop, raportoni njerëzit e dyshimtë në polici dhe mos veproni vetë”.