Kosovarëve po ua marrin punën maqedonasit e turqit
Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 02 May 2018
Janë ekspertë në fusha të ndryshme, por nuk kanë arritur të gjejnë punë. Atë çka nuk e gjetën në vendet e tyre, Kosova ua “dhuroi”.
Vetëm në vitin e kaluar 101 shtetas të huaj janë pajisur me leje qëndrimi dhe vërtetim për lajmërimin e punës. Ani pse vetëm përkohësisht.
Së paku kështu ka deklaruar për Infokusin vet zëdhënësi në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri.
Demiri ka thënë për Infokusin se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në krye me Skënder Reqicën, procedurën e lëshimit të lejes së qëndrimit dhe vërtetimit për lajmërimin e punës bazuar në Ligjin për të huajt dhe Udhëzimin Administrativ.
Por, thotë se kjo Ministri jep leje vetëm prej 30 deri në 90 ditë. Deklaron se për një afat më të gjatë kohor, leje të tilla jepen në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, (bazuar në Ligjin Nr.04/L-219 për të huajt dhe Udhëzimit Administrativ 01/2014që rregullon procedurën e lëshimit të lejes së qëndrimit dhe vërtetimit për lajmërimin e punës) gjatë vitit 2017 ka pajisur me vërtetime për lajmërimin e punës 101 shtetas të huaj që kanë punuar në vendin tonë dhe atë në kohëzgjatje prej 30-90 ditë. Lejet e qëndrimit për punë në afat më të gjatë se 90 ditë i lëshon Ministria e Punëve të Brendshme”, thuhet në përgjigjet e MMPH-së drejtuar Infokusit.
E më të interesuar për të punuar në Kosovë, dhe që kanë marrë leje pune janë shtetasit e Maqedonisë dhe ata të Turqisë. Gjersa prijnë ekspertët nga fusha e ndërtimtarisë dhe teknologjisë informative.
“Shtetas të huaj, të cilët MPMS-ja i ka pajisur me Vërtetim për Lajmërimin e Punës, janë më së shumti nga Maqedonia 55.45% (56 vërtetime) duke u pasuar nga ata të shtetit turk me 16.83% (17 vërtetime)”, ka thënë Demiri./Infokusi
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...