Lajme

Kosovarëve iu duhen 35 dokumente dhe 112 euro për të marrë një vizë

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 26 April 2017

Agron Demi nga Instituti “GAP” përmes një postimi në Facebook ka thënë se më lehtë shkojnë amerikanët në planetin Mars sesa që kosovarët të lëzivin në tokë.

Për posedimin e një vize Shchengen kosovarëve iu duhen rreth 35 dokumente dhe të paktën 112 euro si dhe një humbje të konsiderueshme të kohës.

“Rruga për në Evropë kalon nëpër një mal me dokumente. Për me i plotësu këto dokumente, duhesh me shku në gjashtë institucione edhe me i shpenzu së paku 112 euro, pa e llogaritur kohen e humbur prej punës. E pasdite duhet me pritë bashkë me qindra të tjerë para ambasadës. Si duket ma përpara po shkojnë amerikanët në Mars, se sa ne me ec lirshëm në tokë”, ka shkruar Demi në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera