Lajme

Kosovarët vazhdojnë të dalin ilegalisht drejt vendeve të Evropës, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 25 November 2021

Ishte nisur për të dal nga Kosova edhe pse nuk kishte dokumentacionin valid për të udhëtuar, shkruan Gazeta Infokus.

Kosovari në mënyrë ilegale kishte tentuar të kalojë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Policia ka njoftuar se gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se për këtë i kishte paguar 100 euro një person, ndërsa shumën prej 1,500 eurosh do të duhej ta paguante kur të mbërrinte në Hungari.

-Advertisement-

Rasti po cilësohet si kontrabandim me migrantë, ndërsa është duke u hetuar. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera