Kosovarët, të zhytur në kredi
Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 08 May 2018
Në fund të muajit shkurt të këtij viti vlera totale e depozitave të qytetarëve nëpër bankat komerciale në vend ka arritur në 3.1 miliardë euro, derisa në periudhën e njëjtë kohore shuma e mjeteve që qytetarët i kanë kredi nëpër banka ka arritur në 2.4 miliardë euro
Tre miliardë e 100 milionë euro ka arritur shuma e mjeteve që qytetarët i kanë të depozituara nëpër bankat komerciale në vend deri në fund të muajit shkurt të këtij viti. Duke u bazuar në të dhëna zyrtare shihet se ka një rritje vjetore prej 7,3 për qind.
E në anën tjetër në periudhën e njëjtë kohore shuma e mjeteve që qytetarët i kanë kredi nëpër banka ka arritur në 2.4 miliardë euro e shihet se ka një rritje prej hiç më pak se 11,1 për qind.
Në raportin tremujor të vlerësimit të ekonomisë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se depozitat në sektorin bankar të Kosovës në tremujorin e fundit të vitit që kemi lënë pas u rritën për 45.6 milionë euro kundrejt rritjes së shënuar në tremujorin e njëjtë të vitit paraprak prej 108.4 milionë eurosh.
Sipas BQK-së, rritja më e ngadalshme në kuadër të depozitave kryesisht reflekton zhvillimet në kuadër të depozitave për ndërmarrjet, të cilat u zvogëluan për 63.7 milionë euro dhe zbritën në 3.9 milionë euro në TM4 2017.
“Po ashtu edhe depozitat për ekonomitë familjare u zvogëluan për 47.8 milionë euro në krahasim me TM4 2016 dhe shënuan vlerën prej 28.5 milionë eurove në TM4 2017. Këto zhvillime në kuadër të depozitave për ndërmarrje dhe veçanërisht depozitave për ekonomi familjare reflektojnë ndër të tjera normat e ulëta të interesit të aplikuara nga bankat në depozita”, thuhet në raportin e tremujorit të vlerësimit të ekonomisë, shkruan më tutje “Zëri”.
Sipas kategorive të depozitave, depozitat e transferueshme u rritën për 42.8 milionë euro në TM4 2017, duke i krahasuar me rritjen për 60.3 milionë euro në TM4 2016.
Po ashtu depozitat e afatizuara, të cilat janë më sensitive ndaj normave të interesit duke marrë parasysh normat e ulëta të aplikuara nga bankat, u tkurrën për 39.7 milionë euro, të krahasuara me TM4 2016, duke qëndruar në vlerë prej 6.6 milionë eurosh në tremujorin e fundit të vitit 2017.
Kurse depozitat e kursimit, që është kategoria me peshën më të vogël në kuadër të depozitave, ishte e vetmja kategori që gjatë TM4 2017 shënoi rënie, duke u zvogëluar për 3.7 milionë euro gjatë këtij tremujori…
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...