Lajme

Kosovarët që dëshirojnë vizë të Japonisë këto janë hapat që duhet ndjekur

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 02 March 2018

Takimit i djeshëm midis dy ministrave të jashtëm të Japonisë dhe Kosovës, Taro Konos dhe Behgjet Pacollit në Tokio ka bërë që të mbërrij nota verbale japoneze me lajmin e mirë për qytetarët e Kosovës.

Ky shtet pranoi menjëherë kërkesën e ministrit Pacolli, që vizat për kosovarët, që duan të udhëtojnë në Japoni, të jepen pranë Ambasadës së këtij vendi në Tiranë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ky është një lehtësim i konsiderueshëm për shtetasit e Kosovës, duke pasur parasysh se deri më tani, vizat për ta jepeshin në ambasadën e Japonisë në Vjenë. Gjatë takimit të djeshëm pala japoneze premtoi se do ta merrte parasysh kërkesën e shefit të diplomacisë së Kosovës për regjim pa viza, në rast se Bashkimi Europian do t’i heqë vizat për kosovarët në të ardhmen e afërt”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera