Lajme

Kosovarët protestojnë para Gjykatës Speciale në Hagë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 13 July 2020

Me flamuj të UÇK-së disa qytetarë të Kosovës po protestojnë para Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan gazeta inFokus.

Me pankarta me mbishkrime si “Çfarë do tu themi fëmijëve që u janë zhdukur prindërit nga regjimi i Millosheviqit?”, “Ku është drejtësia për mbi 13 mijë viktima civil kosovarë nga regjimi serb në Kosovë?”, “Ky është racizëm”, “Hashim Thaçi nuk është vetëm emër, është simbol i një epoke të lavdishme”, këta qytetarë kanë filluar protestën në ditën kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të intervistohet në këtë Gjykatë.

Me këtë aktivitet  qytetarët po shprehen kundër Gjykatës Speciale dhe po kërkojnë shfuqizimin e saj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera