Lajme

Kosovarët po u thonë PO martesave me të huajt

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 28 January 2022

Për një vit mbi 3 mijë e 500 kosovarë janë martuar me shtetas të huaj.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB), ka treguar se në vitin 2021, gjithsej 3.510 qytetarë janë martuar me shtetas të huaj.

Sipas të dhënave nga MPB, ka më shumë gra që janë martuar me të huaj sesa burra, megjithatë diferenca nuk është shumë e madhe.

-Advertisement-

Në përgjigjen e MPB-së për rtv21 thuhet se në vitin që lamë pas gjithsej 1 mijë e 663 burra kosovarë janë kurorëzuar me gratë e shtetësive të huaja, kurse 1 mijë e 847 gra kosovare janë martuar me burra që kanë shtetësi të një shteti tjetër.

Kur jemi te shtetësitë e huaja, sipas të dhënave të MPB-së të siguruara burrat kosovarë kanë aplikuar të martohen me gratë që kanë shtetësi të: Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Austrisë, Italisë, Zvicrës, Serbisë, Amerikës, Belgjikës, Francës dhe Kroacisë.

Kurse, gratë kosovare gjatë vitit 2021 i thanë po martesave me burrat e shtetësive nga: Gjermania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Austria, Italia, Franca, Suedia, Kroacia dhe Rumunia.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 738 kurorëzime, kurse në muajin nëntor të vitit 2021 ASK-ja ka regjistruar gjithsej 1 mijë e 366 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin tetor, ka rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-19%)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera