Lajme

Kosovarët nuk po respektojnë masat anti-Covid, deri tani janë shqiptuar afër 50 mijë gjoba

Autori: Besarta Çadraku 11:13 | 21 October 2020

Që nga miratimi i ligjit antiCovid-19, Policia  e Kosovës ka shqiptuar gati 50 mijë gjoba, shkruan Gazeta inFokus.

Në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës  47,312 persona janë dënuar për mos respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi.

Prishtina është komuna e cila prinë me numrin më të madh të të dënuarve, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

12,432 qytetarë janë dënuar vetëm në komunën e Prishtinës për moszbatimin e rregullave që përcakton ligji kundër pandemisë, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës  për Gazetën inFokus.

Pas Prishtinës,  gjoba më shumë janë shqiptuar në Pejë.

Në këtë komunë janë dënuar 7,838 persona.

Për të vazhduar më pas me komunën e Prizrenit, në të cilën Policia e Kosovës ka shqiptuar 6,838 gjoba.

Ferizaj është komuna e katërt që janë shqiptuar gjoba që nga fillimi i pandemisë.

5,509 persona kanë marrë gjobë në këtë vend.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas Ferizajt, në Gjilan janë dënuar 4,584 persona.

E gjashta në renditje sa i përket gjobave të shqiptuara është Gjakova. Në këtë komuna kanë marrë gjobë 4,420 persona.

Më pas në radhë është  Mitrovica e Jugut  me 4,166 dënime. Ndërsa në Mitrovicën e Veriut janë shqiptuar 1,390 dënime.

Sa i përket Njësinë për Kontroll të Autostradave, janë dhënë 135 gjoba, shkruan Gazeta Infokus.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës është miratuar me 25 gusht 2020 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Qëllimi këtij ligji është të krijojë bazë ligjore për institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ligji për Pandeminë ka 29 nene i cili  rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Neni 2 pika e 2-të thekson se brenda ligjit antiCovid-19 përcaktohen masat ndaj atyre që nuk e respektojnë këtë vendim.

“Ky ligj përcakton masat dhe sanksionet të cilat do të ndërmerren ndaj personave fizik dhe

juridik, shtetas të Republikës së Kosovës apo të huaj me qëndrim në Republikën e Kosovës, të

cilët i shkelin rregullat, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë

kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit, pandemisë të shkaktuar nga COVID-19”.

Masat për ata që nuk veprojnë në përputhje më këtë ligj, janë të ndryshme.

Të gjithë ata  që nuk i bartin maskat dhe nuk e mbajnë distancën sociale do të dënohen me nga 35 euro.

“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës

dënohet me gjobë prej tridhjetë e pesë (35) euro”, theksohet në Nenin 24.

Tutje brenda këtij Neni parashihen edhe dënime të tjera.

Personi që nuk respekton ndalim-qarkullimin do të dënohet me 200 euro. Ndërsa ata që nuk respektojë izolimin do të dënohen me 500 euro. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera