Lajme

Kosovaret në plazh edhe në vjeshtë

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 21 October 2018

Plazhi ka përfunduar vetëm zyrtarisht, pasi ditët me temperatura të larta kanë bërë që të jenë të shumtë ata që i rikthehen detit edhe në këto ditë vjeshte.

Temperaturat e ngrohta të kësaj fundjave tetori i kanë ftuar pushuesit sërish drejt plazheve të Adriatikut. Disa për të shijuar banjot e diellit e të ujit e të tjerë për shëtitje, lojëra të ndryshme apo dhe një kafe, apo drekë buzë detit.

Të ardhur kryesisht nga Tirana, Elbasani apo dhe vendet e rajonit, Kosova e Maqedonia, frekuentuesit e plazhit i gëzohen rrezeve diellit të ngrohta dhe ajrit të jodizuar edhe këtë fundjavë vjeshte.

-Advertisement-

Për të gjithë ata që kërkojnë qetësi, më shumë hapësirë, ujë dhe rërë të pastër, si dhe shërbime me çmime më të lira, vjeshta me temperaturat e saj të ngrohta mbetet stina ideale për të pushuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera