Lajme

Kosovarët morën rreth 42 mijë viza në ambasadën e Zvicrës në vitin 2022

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 12 January 2023

Ambasada e Zvicrës tregon se gjatë vitit 2022 në Kosovë janë lëshuar 41 mijë e 733 viza nga numri i përgjithshëm, dyfish më shumë se në 2021 që ishin 20.259 viza.

Duke qenë se shtetasit e Kosovës ende nuk kanë liberalizim të vizave për të udhëtuar në zonën Shengen, ata zgjedhin të aplikojnë për viza të ndryshme, në shumë shtete të Evropës, qoftë edhe për një vizitë turistike ku ata dëshirojnë.

Albinfo.ch raporton se gjatë vitit 2022 Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar 41 mijë 733 viza.

-Advertisement-

Vlen të theksohet se këto viza të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë janë të llojit: “Viza C” dhe “Viza D” të Shengenit.

Ambasada e Zvicrës, në një përgjigje për albinfo.ch tregon se gjatë vitit 2022 janë lëshuar 39,483 viza të kategorisë C*, ku hyjnë vizitat familjare, biznesit dhe ato turistike.

Ndërsa viza të kategorisë “D”* ishin 2 mijë e 250 viza, kryesisht për bashkim familjar, viza pune dhe viza studentore.

Pavarësisht se shteti i Zvicrës njihet si një shtet që nuk lëshon shumë viza, sidomos viza pune, sikurse Gjermania këtë vit ka shënuar dyfishin, për dallim nga vitet e tjera.

Asociacioni i Gazetarëve: Shqetësuese raporti i HRW, gjuha e Prindon Sadriut e Luan Dalipit krijuan ambient armiqësor për gazetarët

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera