Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 07 January 2025
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon e Europë. Shkalla e varfërisë aktualisht është 19.2 për qind, ndërsa prodhimi i brendshëm bruto për frymë është 5.889 euro.
Kosova vazhdon të ketë të ardhurat më të ulëta për frymë, krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Europian. Sipas Bankës Botërore shkalla e varfërisë në Kosovë mbetet e lartë, 19.2 për qind.
Sipas këtij institucioni financiar ndërkombëtar, vendi mbetet prapa fqinjëve të saj me Produktin Vendor Bruto për frymë, që arrin vetëm 5.889 euro.
Ndërsa, Luksemburgu (137,839 euro), Irlanda, Holanda, Danimarka dhe Austria janë pesë vendet e BE-së me të ardhurat më të larta për frymë.
“Të ardhurat për frymë mbeten të ulëta në krahasim me mesataren e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe shkalla e varfërisë mbetet më e lartë, pak mbi 19 për qind.
Ne konsiderojmë se për të arritur progres të qëndrueshëm në zvogëlimin e varfërisë dhe rritjen e prosperitetit të përbashkët, Kosova duhet të kalojë në një model të rritjes ekonomike konkurruese që krijon më shumë vende pune me cilësi më të lartë për të gjithë popullin e Kosovës.
Sigurimi i vendeve të mjaftueshme të punës me cilësi të lartë për popullatën e re të Kosovës do të ndihmojë për të kapërcyer hendekun në të ardhura me BE-në”, ka treguar zëvendës menaxherja e Bankës Botërore për Kosovë, Jane Sprouster në një deklaratë për mediat në Kosovë.
Sprouster shprehet se rritja ekonomike parashikohet të jetë në 3.8 për qind për vitin 2024 dhe deri 4 për qind në periudhën afatmesme.
Sipas saj me rritjen ekonomike që pritet të përshpejtohet, Banka Botërore parashikon që varfëria do të ulet, nga 19.2 për qind në 2024 në 17.1 për qind në 2025.
“Projeksionet tona të fundit, nga tetori 2024, tregojnë se rritja e BPV-së parashikohet të përshpejtohet në 3.8 për qind në vitin 2024 dhe gradualisht të shkojë drejt 4 për qind në periudhën afatmesme.
Nga ana e prodhimit, shërbimet dhe ndërtimti do të japin kontributin më të lartë në rritje ekonomike. Ne presim që eksportet e mallrave të mbeten të ndrydhura këtë vit, përpara se të rikuperohen gradualisht deri në vitin 2026”.
Po ashtu sipas Bankës Botërore, Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të papunësisë në rajon. Sipas raportit të fundit vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar.
Sipas BB-së, Kosova ballafaqohet me nevojën për të ndërmarrë reforma, duke përfshirë zbatimin e një strategjie të re energjetike dhe përmirësimin e sigurisë së ujit.
Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se qytetarët e vendit, pjesën më të madhe të buxhetit familjar e ndajnë për blerjen e artikujve ushqimorë.
E, paga mesatare e tyre sillet në rreth 570 euro. Në fund të tetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori vendim për rritjen e pagave në sektorin publik – për 55 euro nga janari i vitit të ardhshëm dhe për 55 euro të tjera nga korriku.
Paraprakisht, në fund të gushtit, Qeveria e Kurtit vendosi edhe për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Me vite, ajo ishte 130-170 euro.
Buxheti i Kosovës miratuar nga Qeveria për vitin 2025 ka vlerën 3.6 miliardë euro./ Monitor
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...