Lajme

Kosovarët me më së shumti pasaporta zvicerane pas shtetasve të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 20 October 2021

Më së shumti në “konkurrencë” me të huajt e vendeve jashtë BE-së, nënshtetësinë zvicerane e kanë marrë njerëzit nga Kosova (199 persona)

Në fund të vitit 2020 në kantonin e Lucernit jetonin 79,215 të huaj me qëndrim të përhershëm dhe 2333 të huaj të tjerë, jo të përhershëm.

Sipas Zyrës Kantonale të Statistikës Lustat, shkalla e pranisë së të huajve është 19 për qind, që është shumë nën mesataren zvicerane (25.5 për qind), shkruan Luzerner Zeitung

-Advertisement-

Që nga viti 1990, numri i të huajve me qëndrim të përhershëm në kanton është më shumë se dyfishuar (79,215 persona) (+ 42,681 persona), transmeton albinfo.ch. Përqindja e të huajve është rritur nga 11.3 në 19.0 përqind në të njëjtën periudhë dhe kështu është ende shumë nën mesataren zvicerane. Kjo e fundit është rritur nga 16.7 në 25.5 për qind në të njëjtën periudhë.

Në vitin 2020, në kantonin e Lucernit janë natyralizuar 1,186 të huaj, 34 më shumë se një vit më parë. Sipas Lustat, qytetarët nga Bashkimi Evropian janë natyralizuar më shpesh (EU27: 560 persona), shumica prej tyre gjermanë (335 persona) dhe italianë (70 persona). Krahasimisht shpesh, ose më së shumti në “konkurrencë” me të huajt e vendeve jashtë BE-së, nënshtetësinë zvicerane e kanë marrë njerëzit nga Kosova (199 persona).

Grupi më i madh i të huajve vjen nga Gjermania

82.3 për qind e të gjithë të huajve që jetojnë në kantonin e Lucernit vijnë nga Evropa. 57.2 për qind e këtyre vijnë nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian (BE27).

Sipas kombësisë, 14,267 qytetarët gjermanë përfaqësojnë grupin më të madh (18.0 për qind), të ndjekur nga njerëzit nga Italia (10.6 për qind), Kosova (10.2 për qind), Portugalia (9.5 për qind) dhe Serbia (4.8 për qind). Në përgjithësi, të huajt që jetojnë në kantonin e Lucernit vijnë nga 168 vende të ndryshme.

Sipas Lustat, përqindja e të huajve ndryshon shumë nga rajoni në rajon. Shpesh ajo është më e lartë në rajonet urbane sesa në rajonet rurale, përcjell albinfo.ch. Me një shkallë prej 36.0 për qind, komuna Emmen ka pjesën më të lartë të të huajve në kantonin e Lucernit.

Përqindja më e ulët e të huajve është në komunën Romoos me 3.0 përqind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera