Lajme

Kosovarët kishin dërguar edhe teshat e trupit për shqiptarët e prekur nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 29 November 2019

Tërmeti prej 6.4 ballësh vuri në pah humanitetin që populli i Kosovës e tregoi tash e 4 ditë, me njerëzit e prekur nga tërmeti i së martës në Durrës e Thumanë.

Kosovarët brenda pak orësh u mobilizuan i madh e i vogël për t’iu dalë në ndihmë vëllezërve shqiptarë me ushqime, mjete financiare e veshmbathje.

Se kosovarët nuk kursyen asgjë e vërteton edhe një fotografi që është publikuar nga portali Jeta Osh Qef, ku tregon se një banor nga Kosova kishte dërguar edhe xhaketën e trupit, pasi në xhepin e saj është gjetur patentë shoferi i personit që ka dërguar rrobat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera