Ekonomi

Kosovarët hëngrën 80 mijë euro mish vetëm hoteleve

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 23 March 2018

Më të varfrit e Evropës dalin të jenë mishngrënës të mëdhenj, bazuar në të dhënat e hoteleve dhe restoranteve se çfarë shesin më shumë brenda një viti, shkruan Infokusi.com

Në 28 hotele të Kosovës vjet janë konsumuar 79 mijë e 36 kilogramë mish, prej tyre 44 mijë e 516 kilogram janë mish viçi.

“…32 mijë e 880 kilogram mish të bardhë dhe 1 mijë e 640 kilogram mish peshku”, kanë bërë të ditur javën e kaluar përfaqësues të kompanive në gastronomi.

-Advertisement-

Ata shfaqën kërkesa të mëdha edhe për djathë, domate, pije alkoolike dhe joalkoolike.

“Hotelet kanë kërkesa për 17 mijë e 460 kilogram djathë në vit, 10 mijë e 730 kilogram domate, 25 mijë e 500 litra pije alkoolike dhe 133 mijë e 200 litra pije joalkoolike”.

Megjithatë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ushqimi kryesor me të cilin ngopen qytetarët e Kosovës del të jetë mishi, i cili përbën 20 për qind të ushqimit të konsumit të përgjithshëm.

Edhe të dhënat e importit, tregojnë se 44 milionë kilogram mish të të gjitha llojeve hyjnë mesatarisht në Kosovë, brenda një viti. Ndërsa mishi i shpendëve është i preferuari.

“Mesatarisht importi i mishit brenda një viti është rreth 44 milion kilogram të të gjitha llojeve, derisa mishi ë shpendëve ka pjesëmarrjen më të madhe me rreth 35 milion kg brenda një viti”, ka thënë zëdhënësi i doganave, Adriatik Stavileci. (A.Shabani)/Infokusi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera