Kosovarët do të paguajnë 7 euro shtesë për udhëtim në BE nga viti 2022
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 17 November 2021
Njerëzit që udhëtojnë në vendet e BE-së, së shpejti do t’iu duhet të bëjnë edhe një pagesë shtesë.Qytetarët nga vendet jashtë BE-së, përfshirë amerikanët, australianët, britanikët dhe të tjerë udhëtarë që janë jashtë Zonës Schengen, nga viti i ardhshëm do t’iu duhet të mbushin një aplikacionin në vlerë prej 7 euro për hyrje në BE.
Nën të ashtuquajturën “rregulli 90 ditor”, qytetarët e këtyre vendeve janë të lejuar të kalojnë 90 ditë, ndërsa për kohë më të gjatë u nevojitet vizë.Kjo gjë nuk do të ndryshojë, pasi njerëzit do të mund të shfrytëzojnë këtë kohë për të qëndruar, por procesi nuk do jetë më i tëri falas.
Rregulli i ri i quajtur “Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit” ka për qëllim “të rrisë sigurinë dhe të shmangë kërcënimet shëndetësore”.Kjo masë e re i prek njerëzit që nuk janë banorë të përhershëm të BE-së.Turistët, punonjësit sezonal ose ata që vizitojnë familje e shokë në 26 vendet e Zonës Schengen, duhet të mbajnë shënime për këtë masë.
Rregulli do të mbetet i njëjtë edhe për ata që iu nevojitet vizë, përfshirë qytetarë të Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut.Komisioni Evropian thotë se kjo do ketë “efekt minimal” për njerëzit që udhëtojnë në Evropë.Udhëtarët duhet të mbushin një aplikacion online para se të arrijnë, që kushton 7 euro, kurse është falas për moshat nën 17 vjeç dhe mbi 70 vjeç.Aplikacioni merr pak minuta kohë për t’u plotësuar – ku do kërkohet informacion i pasaportës biometrike, detaje të udhëtimit dhe disa pyetje bazike të sigurisë, raporton Euronews.
Udhëtarët këshillohen të aplikojnë së paku 72 orë më herët në rast të ndonjë vonese.Aplikacioni i aprovuar do të zgjasë për tre vite.Programi pritet të hyjë në fuqi para përfundimit të vitit 2022.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...