Lajme

Kosovares në veri të Mitrovicës ia thyejnë dritaren e shtëpisë

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 19 December 2022

Një grua në Mitrovicën Veriore ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë kohës kur nuk ishte në shtëpi, dikush i ka dëmtuar dritaren e shtëpisë.

Sipas policisë, i biri i saj e ka pranuar se ka thyer dritaren e shtëpisë dhe pas intervsitimit me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa nuk ishte në shtëpi i është dëmtuar dritarja e shtëpisë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, djali i saj, i cili ka pranuar veprën. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera