Lajme

KosovaPress shënon 23-vjetorin e themelimit

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 04 January 2022

Agjencia e lajmeve KosovaPress sot shënon 23-vjetorin e fillimit të punës.

KosovaPress u themelua më 4 janar 1999, si një nevojë e kohës dhe për të informuar për zhvillimet në Kosovë, duke dhënë kontribut të madh në informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për luftën çlirimtare, krimet serbe dhe bombardimet e NATO-s.

Gjatë periudhës së luftës, KosovaPress publikoi lajme në gjuhën shqipe, angleze, gjermane dhe frënge. Me shuarjen e Qeverisë së Përkohshme, në janar të vitit 2000 dhe krijimin e Këshillit të Përkohshëm Administrativ, u shuan të gjitha institucionet e krijuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përkatësisht drejtoria politike e UÇK-së dhe Qeveria e Përkohshme.

-Advertisement-

Në shtator 2000, KosovaPress nisi rrugëtimin e saj si agjenci e pavarur e lajmeve, pa e kthyer kokën mbrapa më asnjëherë. Fillimi ishte i vështirë dhe luftohej për mbijetesë, ndërsa më pas, falë këmbënguljes, nisi edhe periudha e zhvillimit dhe, vit pas viti, edhe zgjerimit të produkteve.

Në vitin 2002, KosovaPress kaloi në sistemin me parapagim, fillimisht në gjuhën shqipe, e prej vitit 2005 rifilloi publikimet edhe në gjuhën angleze, ndërsa, në 2007 edhe në gjuhën serbe dhe turke. Në dhjetëvjetorin e themelimit (2009), KosovaPress solli në tregun medial të vendit, produktet më të reja: video-lajmin dhe audio-lajmin, ndërsa në 15-vjetorin e themelimit hapi zyrën në Tiranë. Përvjetori i 16 solli edhe një tjetër produkt, atë të sektorit të fotove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera