Lajme

KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 29 December 2023

Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me shërbimet mjekësore në këtë komunë. Në një postim të tij në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Junik tani do të funksionojë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

”Për më shumë se një dekadë QKMF në Junik ka funksionuar vetëm disa orë gjatë ditëve të punës duke detyruar banorët e Junikut që të shkojnë në komuna përreth që të marrim shërbime mjekësore. Nga tani dhe tutje Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Junik do të funksionoj 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Në postimin e tij, Kryetari Shehu ka falënderuar në veçanti kompaninë Kosova Med Healthcare për donacionin e pajisjeve të reja të rentgenit. Donacioni përfshin pajisjet e brendit botëror japonez Fujifilm, duke përfshirë rentgenin analog dhe digjitalizerin Fujifilm Prima TM, si dhe printerin e filmave radiologjik Fujifilm Drypix EDGE dhe pajisjet përcjellëse.

“Me këtë rast duhet të falenderojmë edhe kompaninë KosovaMed Healthcare për donancionin e pajisjeve të brendit botëror japonez Fujifilm të cilat mundësojnë funksionalizimin e rentgenit analog së bashku me digjitalizerin Fujifilm Prima TM si dhe printerin e filmave radiologjik Fujifilm Drypix EDGE së bashku me pajisjet përcjellëse”, ka shtuar ai.

Ky donacion ka mundësuar funksionalizimin e rentgenit në QKMF Junik dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve radiologjike në vend. Kështu, banorët e Junikut nuk do të jenë më të varur nga komunat e tjera për të realizuar ekzaminime radiologjike të nevojshme.

Pronari i kompanise “KosovaMed Healthcare sh.p.k qe e mundesoi kete donacion z. Kastriot Asllani u shpreh se humaniteti per kauza te tilla qe u sherbejne qytetareve te Republikes se Kosoves eshte tipar i shqiptareve qe vazhdon nder breza”.

Ju kujtojme se kjo kompani edhe gjate periudhes se pandemise kishte dhuruar donacione te ndryshme neper komuna qe ishin prekur me se shumti nga Covid-19. Së fundmi, vlen të përmendet se KosovaMed Healthcare u kurorëzua me Titullin “Honorary Doctor of Excellence in Leadership and Humanitarian Services” dhe “Excellence in Healthcare Services”, nga “The Board of Governors of GFSEN Worldwide” me seli në Manchester, Angli.

Ky titull, i dedikohet si mirënjohje të gjithë Doktorëve & Infermierëve të cilët ishin, janë dhe do të jenë pjesë e Kompanise “KosovaMed Healthcare”.

Kjo tregon që angazhimi jonë është njohur edhe në nivel ndërkombëtar dhe se ne jemi duke punuar në përputhje me standardet më të larta të cilësisë në fushën e shërbimeve mjekësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera